Masakra e Lubotenit, Grubi: Lavdi dëshmorëve, amaneti i tyre është udhërrëfyes drejt përparimit të vendit

Është përkujtuar sot Masakra e Lubotenit e cila ndodhi më 12 gusht të vitit 2001.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili sot edhe kreu homazhe pranë varrezave në Luboten, shkruan në rrjetin social Facebook se kjo ngjarje tronditi të gjithë dhe zgjoi ndërgjegjën mbarënjerëzore.

Statusi i plotë:

Në Luboten përkujtuam sot tragjedinë që tronditi dhe zgjoi ndërgjegjen mbarënjerëzore, masakrën e 12 gushtit të vitit 2001.

U përkulëm para varreve të martirëve që dhanë jetën për të ruajtur pragun e shtëpisë dhe dinjitetin kombëtar, të drejtën e tyre të shenjtë të lirisë e barazisë.

Amaneti i tyre është udhërrëfyes i veprimit tonë të së tashmes drejt shtigjeve të përparimit të vendit dhe kombit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e Lubotenit!

Lavdi!🇦🇱

 

Share

Go toTop