Kërkohen masa më të rrepta për marrjen e kredive të shpejta në RMV

May 2, 2023

Dy të tretat e qytetarëve të anketuarve ose 65.3 për qind janë shprehur se shteti me ligj duhet të rregullojë më shumë kushtet dhe mënyrat e marrjes së kredive të shpejta në cash, ndërsa 16.7 për qind mendojnë se nuk ka nevojë, sipas sondazhit të fundit të IPIS për programin Detector.

Krediti i shpejtë mund të merret shumë lehtë thjesht duke treguar një kartë identiteti ose online.

Por shumë qytetarë ankohen për kosto të fshehura dhe norma më të larta interesi.

Në periudhën e kaluar, thuajse çdo ditë, buletini i policisë është i mbushur me raste kur mashtruesit me letërnjoftime të të tjerëve marrin kredi të shpejta dhe pronarët e vërtetë nuk janë në dijeni deri sa të marrin njoftimin se nuk e kanë paguar këstin. .

Shumë nga qytetarët thonë se nuk do të merrnin një kredi të shpejtë që miratohet më lehtë, por me kamata më të larta, ndërsa 10.2% thonë se do të merrnin këtë lloj kredie, sipas anketimit të IPIS.

Previous Story

Kapet me patentë false me emrin “Boris Johnson”, arrestohet shoferi në Holandë

Next Story

Kosovari ndërron mbiemrin: Kisha mbiemrin e pushtuesit turk “Sulltan Sylejmani” , tani ndihem i lehtësuar…

Latest from Blog

Go toTop