Marshi “Liria ka Emër”, Mustafa: Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi

March 30, 2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar për marshin për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në Hagë, gjykimi i të cilëve pritet të nis më 3 prill.

Mustafa thotë se ky manifestim meriton përkrahje, teksa pjesëmarrësve u bën të ditur se me mendje do jetë me ta kur të marshojnë.

Postimi:

“Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!

Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve.

Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s.

Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!

Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi. IM”

Previous Story

Ukë Rugova lirohet nga akuzat për keqpërdorim me viza, zbulohet porosia që i kishte lënë dikur Ibrahim Rugova…

Next Story

Mos e ndaloni asnjëherë teshtimën, ja përse…

Latest from Blog

Go toTop