Marrëveshje “bombastike”! Jurgen Klopp “kapet” me Red Bullin, bëhet drejtor i ri i futbollit

October 9, 2024

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka gjetur një punë të re dhe do bëhet drejtor i ri i futbollit te Red Bull.

Gjermani do të jetë drejtor i të gjithë projekteve te Red Bull, duke filluar nga skuadrat: RB Leipzig, RB Salzburg, RB Neë York dhe RB Bragantino, shkruan Indeksonline

Gazetari që dha këtë lajm është Florian Plettenberg, i cili thotë se Klopp këtë projekt do ta marrë nga janari i vitit 2025.I njëjti burim thotë se Klopp do të jetë këshilltari kryesor në të gjitha klubet e lartpërmendura, për çështjen që e lidhin skuadrat me trajnerët, mënyren e lojës, filozofitë e klubit, tregun e transferimeve dhe shumë gjëra tjera.

Në këtë marrëveshje raportohet se Klopp do ta ketë një klauzolë që lejon atë të largohet vetëm për Kombëtaren e Gjermanisë, nëse largohet trajneri Julian Nagelsmann./Indeksonline/

Previous Story

Dueli delikat në Çeki, UEFA cakton një gjyqtar francez për sfidën e Shqipërisë

Next Story

“Me padurim e kam pritur”, Amir Saipi thotë fjalët e para si “dardan”: Jam i lumtur, ndihem mirë

Latest from Blog

Go toTop