Marija Miteva nga VMRO: Nuk duam integrim në BE, do të bëjmë koalicion me Apasievin

Gjatë intervistës në Kanal5, Marija Miteva nga VMRO DPMNE ka ndarë qëndrimin e njejtë me kreun e saj Mickoski duke thënë se nuk janë të interesuar për rrugën e integrimit europian të vendit por që shohin mundësinë e koalicionit me Levicën dhe Apasievin.

Ndiq videon:

https://www.facebook.com/sakamdasumevropskigraganin/videos/329285183387483/?extid=WA-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C&mibextid=6aamW6

Ndërkohë Miteva gjatë intervistës thotë: Pas një viti e gjysmë është parë që asnjë deputet i VMRO-DPMNE-së nuk ka ndryshuar mendim. Edhe si opozitë dhamë opsionin për të formuar ekipe që do të punojnë në pesë fushat kyçe për të punuar në integrimet evropiane. Para zgjedhjeve do të dalim me propozim konkret për zgjidhjen e problemit. Nëse nuk ndajmë të njëjtat vlera me BE-në, ndoshta nuk është e nevojshme të jemi pjesë e një bashkimi të tillë, me të cilin nuk kemi të njëjtat parime që i vlerësojmë si vlerë. Nëse diplomacia do të ishte e palëkundur dhe do të kishim një qeveri të fortë që do të mbronte interesat kombëtare, nuk do të kishim lejuar që politikanët bullgarë ta përdornin atë si mjet për të thënë diçka në favor të tyre, ka thënë Miteva nga VMRO.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.