Mariçiq: Siç arritëm të bëhemi anëtare e NATO-s, do të bëhemi edhe anëtare të BE-së

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e 9 majit, Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës, tha se më 9 maj 1950, vendet evropiane bënë të pamundurën dhe se “deri më 9 maj, 2030, ne mund të bëjmë atë që është e mundur, dhe kjo është anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian”.

“Sot ne po luftojmë për të njëjtat vlera dhe synime për të cilat Gjermania dhe Franca bënë hapa historikë pas Luftës së Dytë Botërore. Ky është bashkimi. Bashkëpunimi ekonomik. Të jesh i vetja, dhe në të njëjtën kohë t’i përkasësh diçkaje shumë më të madhe. Të lëvizësh lirshëm, të punosh lirshëm. Për të kontribuar dhe për të marrë. Le të jetë më mirë”, ka thënë Mariçiq në video-fjalimin e tij.

Mariçiç theksoi se është e qartë për të gjithë “që vendimet më të vështira janë pas nesh” dhe se ndryshimet kushtetuese nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje që garanton përfitimet dhe nuk na heq asgjë.

“Ata që kundërshtojnë rrugën tonë evropiane e dinë mirë këtë. Ndaj është koha që ata të pushojnë së kundërshtuari, për të mos u bërë mohues historik dhe pengues i synimeve strategjike të popullit të tyre”, theksoi Mariçiq.

Sot, kur kemi edhe liri edhe shtet, Mariçiq thotë se “ne e dimë saktësisht se ku po shkojmë, çfarë kërkojmë dhe çfarë do të marrim” dhe se “puna është në dorën tonë, nuk ka më pritje”./Telegrafi/

Share

Go toTop