Mariçiq-Piç: Ballkani Perëndimor duhet në BE, nuk ka opsion tjetër për stabilitet të përhershëm të rajonit

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të japë mbështetje integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor, me pritje që Maqedonia e Veriut ta përshpejtojë procesin e negociatave me BE-në, theksoi përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Llord Stjuart Piç në takimin e sotëm me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Mariçiq dhe Piç, siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, u dakorduan se çdo frenim i eurointegrimit do të thotë hapësirë për përzierje të palëve të treta.

Në takim u bisedua për rrjedhën e negociatave dhe planeve të ardhshme të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, si dhe për ngjarjet politike në rajon.

Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se Maqedonia e Veriut i takon bashkësisë së vlerave evropiane dhe e ceki rëndësinë e përkushtimit politik që e kemi nga Mbretëria e Bashkuar në rrugën drejt BE-së, si dhe mbështetja e përjgithshme në processet tona demokratike dhe reformuese.

Bashkëbiseduesit, siç është cekur në kumtesën e SÇE-së, e cekën rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm mes aleatëve dhe miqve të sinqertë siç janë Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar, posaçërisht në momentin e ndërlikuar gjeopolitik.

Si partnerë të NATO-s dhe aleatë në rrugën drejt BE-së, Mariçiq dhe Piç theksuan se edhe Maqedonia e Veriut edhe Mbretëria e Bashkuar kanë qëllim të njejtë dhe bashkarisht punojnë që rajoni të ketë sukses në negociatat inkuadruese për një periudhë të shkurtë kohore dhe ta përshpejtojmë integrimin, siç tha Mariçiq, “me përmbushje të obligimeve dhe detyrave nga Kapitujt 23 dhe 24, përkatësisht në pjesën e sundimit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në çka Qeveria është plotësisht e fikusuar”.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.