Mariçiq: Ndyshimet kushtetuese mund të përfundojnë deri në nëntor

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane në një prononcim për Televizionin Telma tha se ndryshimet kushtetuese mund të përfundojnë deri në nëntor, nëse të gjitha partitë dhe të gjithë deputetët e kuptojnë rolin e tyre të përgjegjshëm gjatë kësaj periudhe.

“E dimë se procedura në Kuvend zgjat rreth tre deri në katër muaj, mjaftueshëm për të diskutuar dhe miratuar këto amendamente kushtetuese, të cilat janë vetëm një shtesë në sistemin ekzistues të mbrojtjes së komuniteteve”, tha Mariçiq, duke shtuar se pas kësaj do të jemi në një fazë tjetër, një fazë në të cilën do të vazhdojnë negociatat me BE-në, rruga do të jetë e hapur dhe se nuk priten më bllokada.

Zëvendëskryeministri ndan mendimin me senatorin Murphy dhe iu referua deklaratës së tij se po bëjmë një ndryshim teknik, i cili i shton vetëm disa të tjera serisë së disa komuniteteve, duke treguar se askush nuk mund të dëmtohet nga kjo dhe se nuk guxojmë që në këtë fazë ta frenojmë vetë rrugën tonë evropiane, për shkak të këtij ndryshimi që u miratua me konsensus në grupin e punës.

Mariçiq shprehu kënaqësi që propozimi u votua unanimisht nga komisioni dhe përshëndeti rezultatin e parë efektiv të grupit të punës, i cili brenda pak javësh, siç pritej, brenda mandatit të tij të parashikuar nga korniza negociuese për anëtarësimin në BE, përfundoi tekstin e iniciativës për ndryshime kushtetuese.

“Teksti i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dhe në periudhën e ardhshme duhet që fillimisht të zhvillohet diskutimi. Presim që në ditët apo javët e ardhshme të paraqitet në seancën e Qeverisë, që të shqyrtohet ajo iniciativë, ndoshta edhe arsyetimi të forcohet me argumente, edhe pse mendoj se është bërë mjaft solide“, tha Mariçiq.

I pyetur për kërkesat e tjera nga partitë politike në kuadër të diskutimeve, por edhe publikisht, Mariçiq tha se çdo kërkesë, çdo temë që imponohet është legjitime dhe duhet diskutuar, duke theksuar se “tani është koha që të përfundojmë atë që është detyrë e menjëhershme e kornizës së negociatave.

“Nëse duam që të mos zgjatet, të mos zgjasë më shumë se sa duhet, le ta përfundojmë këtë vit dhe do të ketë mundësi që në periudhën e ardhshme, gjatë negociatave me BE-në, në vitet në vijim të rihapet Kushtetuta, nëse përcaktohet nevoja për të”, tha Mariçiq.

Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se nuk është vetëm çështja e “20 për qindshit” të gjuhës shqipe, që disa parti kanë ngritur pyetje se sa deputetë duhet të numërojë Kuvendi, si të zgjidhen disa poste publike, statusi i disa komunave, Gjykata Kushtetuese, pozicioni i ministrit të drejtësisë në këshillin gjyqësor etj. çështje të cilat sipas tij janë legjitime, por tha se “tani është koha për të përfunduar detyrimin nga korniza negociuese dhe për të vazhduar negociatat me BE”.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Sidoqoftë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve apo me votat e 80 deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Shumica parlamentare ka 74 deputetë, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.