Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, thotë se në momentin kur po miratohej Ligji për Prokurorinë Publike, i cili ishte një nga kushtet në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare dhe në shpjegim, Qeveria si propozuese mori përsipër të hapet çështja e Kodit Penal për rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe ripërcaktimin e krimeve sipas shembullit të legjislacionit gjerman.
“Ne duam që kjo të bëhet në mënyrën e duhur. Ne nuk duam të amnistojmë askënd. Kam luftuar që rastet e PSP-së të kenë përfundime gjyqësore. Besimi në gjyqësor mund të rritet vetëm me konfiskim. Qëllimi është t’u merren paratë”, shtoi Mariçiq.
Për rastet e parregullsive zgjedhore dhe “27 Prillit”, zëvendëskryeministri tha se këto janë kualifikime shumë të rënda.