Partnerët tanë strategjik veprojnë për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe presin ta plotësojmë agjendën evropiane, për ruajtjen e dinamikës dhe aktivitetit të negociatave inkuadruese me BE-në, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në Nju-Jork ku qëndron si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Mesazhet ishin të qarta dhe të padyshimta, të gjithë së bashku duhet të tregohemi se duam dhe kemi kapacitet për ta plotësuar qëllimin tonë strategjik, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë mbështetës i zëshëm i integirmit tonë në BE. Për ndryshimet kushtetuese dhe gjithë procesin e negociatave kyç mbetet dialogu politik, vullneti dhe përgjegjësia e të gjithëve nga të cilët varet siguria e perspektivës sonë evropiane”, thotë Mariçiq në një deklaratë pas takimeve me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe me përfaqësuesin special amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës-ndihmës sekretar shtetëror për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Eskobar.
Mariçiq thekson se me përshpejtim punohet në hapat konkret për afrimin e rajonit në anëtarësimin rela në BE dhe se në javët në vijim e presin planin e ri për rritje për Ballkanin Perëndimor, i cili, siç thotë, përmes përshpejtimit të reformave themelore jo vetëm që do ta përshpejtojë procesin e inkuadrimit, por edhe do të nxitet rritja ekonomike.
“BE-ja ka plan me të cilin i hap dyert për anëtarësim të përshpejtuar, nga ne partnerët pritet ta shfrytëzojmë shansin dhe të mos qëndrojmë para derës, por të jemi shtet i ardhshëm anëtar i BE-së”, porositi Mariçiq.