Maqedoni/ Nga sot fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2022/2023

May 1, 2023

Nga dita e sotme e deri në fund të muajit maj do të zgjasë regjistrimi elektronik i nxënësve në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023/2024.

Regjistrimi mund të bëhet nga portali uslugi.gov.mk nga ku prindërit/kujdestarët duhet ta përmbushin aplikimin, të zgjedhin shkollën dhe të tregojnë dokumentet e skenuara që kërkohen. Pas pranimit të aplikimit, do të caktohet termin për nxënësin i cili do të duhet të bisedojë me pedagogun e shkollës.

Kushtet për regjistrimin ne klasë të parë është fëmija të jetë 6 vjet deri në fund të vitit kalendarik, të dërgohet vërtetim për vaksinat e pranuara si dhe vërtetim për kontrollet stomatolokgike që janë dhënë nga institucionet kompetente.

Ndryshe, ky shërbim digjital përmes portalit uslugi.gov.mk, Ministria e Shkencës dhe Arsimit e vendosi para dy viteve në regjistrimin e nxënësve në shkolla të para për vitin arsimit 2021/2022.

Previous Story

Korridoret 8 dhe 10D/ Rexhepi: Do ndërtojmë 23 km autostradë në vit

Next Story

Kovaçevski: Forcuam partneritetin me sindikatat dhe rritëm pagat, sepse ne çmojmë punën e punëtorit

Latest from Blog

Go toTop