Maqedoni, nesër hyn në fuqi ligji për pajisjet dimërore në makina

Ministria për Punë të Brendshme njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme.

MPB njofton se nesër hyn në fuqi ligji për posedim të gomave të dimrit dhe pajisjeve dimërore në makina.

Drejtuesve të makinave u rekomandohet që t’u përshtaten kushteve dimërore në rrugë dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes.

Obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore që hyn në fuqi nesër (15 nëntor) do të zgjasë deri më 15 mars.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.