Manovrat e rrezikshme të një burri mbi tren shqetësojnë shikuesit

March 15, 2024

Pamjet e një burri teksa kryen manovra të rrezikshme mbi tren kanë “pushtuar” internetin duke shkaktuar habi dhe kritika nga përdoruesit.

Videoja ku shfaqet akti i pamatur është postuar në Instagram nga përdoruesi amarbangleramati dhe ka tërhequr vëmendje të madhe.

 

Ajo dyshohet se është filmuar në Bangladesh, përcjell Telegrafi.

Në klip shihet një burrë i cili ulet në mënyrë të pasigurt mbi tren, ashtu si personazhi i videolojës Subway Surfers i cili vrapon përgjatë shinave të trenit duke shmangur rreziqet.

Këto pamje kanë ngjallur një mori reagimesh në internet. Shumë prej shikuesve mbetën të shtangur, dhe e kritikuan sjellën e pamatur të burrit. /Telegrafi/

Previous Story

FOTO: Njihuni me tenisten më të “nxehtë” të momentit

Next Story

Çfarë i ndodh metabolizmit kur hani pas orës tetë të darkës

Latest from Blog

Go toTop