Manchester City u përpoq t’ia ‘vidhte’ Barcelonës talentin Lamine Yamal

September 15, 2023

Lamine Yamal është talenti i momentit në botë, pasi ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të mrekullueshme, Lojtari i Barcelonës, vetëm 16 vjeç, ka shpërthyer në elitë me shpejtësi marramendëse. Prandaj shumë klube e kanë vënë re atë dhe e duan në ekipin e tyre.

Sipas David Sanchez në Radio MARCA, Manchester City bëri gjithçka në përpjekje për të nënshkruar me talentin e Barçës këtë verë.

Enric Masip, këshilltari i Laportës, pranoi në deklaratat për Esport 3 se kishte një ekip që e kishte pyetur për të.

“Lamine Yamal dhe Balde kanë qenë në një situatë të rëndë për t’u larguar këtë verë, sepse ka një klub që u përpoq t’i ‘kapte’ ata”, ka thënë Masip.

 

Deco, në prezantimin e tij si Drejtor Sportiv i klubit të Barçës, shpjegoi edhe këtë javë se si ishte situata në lidhje me zgjatjen e kontratës së dy talenteve.

“Ata janë duke u zhvilluar, plani i klubit është t’i mbajë ata. Sigurisht që ne do të rinovojmë ata. Lamine Yamal do të nënshkruajë deri në vitin 2026, pasi duke qenë vetëm 16 vjeç, nuk mund të nënshkruajë kontratë më të gjatë. Dhe Balde, në parim, do ta bëjë këtë deri në vitin 2028”, ka thënë fillimisht Deco.

Për Lamine Yamal, Deco komentoi se ai ka një talent mbresëlënës.

“Ai është një lojtar që na ka befasuar. Ai i ka këmbët në tokë. Ka një cilësi tjetër. Sot po kalojmë një situatë të rëndësishme për klubin. Ka shumë protagonistë të rinj. Ai është 16 vjeç dhe ne kemi për ta lënë të argëtohet. Trajneri do të dijë si ta trajtojë atë dhe rritja e tij le të jetë e vazhdueshme”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Previous Story

Zbulohet data dhe ora e mundshme e El Clasicos së parë mes Barcelonës dhe Real Madridit këtë sezon

Next Story

Si rekruton Rusia emigrantë për të luftuar në Ukrainë

Latest from Blog

Go toTop