Manchester Unitedi është klubi i fundit që ka shfaqur interes serioz për transferimin e yllit të Interit, Nicolo Barella.
Gjigantët italianë arritën në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, duke humbur minimalisht 1-0 nga Manchester City.
Italiani Barella luajti një rol kyç në atë sukses, por mund të largohet nga klubi në muajt e ardhshëm, me klubet e Ligës Premier të interesuara për të.
Ndërsa Newcastle është duke u afruar me Sandro Tonali të Milanit, Interit mund t’i duhet ende të shmangë interesin e Djajve të Kuq për Barellën.