“Malli dhe nostalgjia” ishte tema e ditës së sotme në emisionin “Në radio” të gazetarit Andri Xhahu. Pyetjes se çfarë u mungon nga Shqipëria personaliteteve të fushave të ndryshme që jetojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit, ata u përgjigjen duke zgjuar kujtimet.
Lola Luma, modelja shqiptare në SHBA, ndalet te njerëzit dhe aromat që e çojnë pas në kohë.
“Më mungon kafja e mëngjesit, bisedat e bukura me babin në ballkonin plot me lule në plazhin e Shëngjinit. Po ashtu ecjet me mamin në Shkodër dhe ndalesat te kioska në piacë ku blinin libra.” Nostalgjia për Lumën merr edhe nota sentimentale. “Më mungojnë darkat romantike me bashkëshortin dhe noti me djalin tim në plazh.” Modelja nga Shkodra ndjen mall edhe për Shqipërinë e meritokracisë. “Ku njerëzit vlerësohen nga vlerat dhe jo antivlerat. Më mungon çdo gjë e bukur që nuk blihet me para.”