Luftë e ashpër në grupin e Shqipërisë, Ukraina barazon me Çekinë

Ukraina dhe Republika Çeke i kanë ndarë pikët në përballjen e tyre të sontme në Ligën B të Kombeve.

Lukas Cerv kaloi çekët në epërsi në minutën e 18-të, dhe një gol iu anulua mysafirëve, ai i Martin Vitikut në minutë e tretë shtesë të pjesës së parë.

Artem Dovbyk barazoi për Ukrainë në minutën e 53-të nga pika e bardhë.

Me këtë barazim, Republika Çeke mbetet e para me shtatë pikë, një më shumë se Gjeorgjia dhe Shqipëria që i kanë nga gjashtë, dhe tri më shumë se Ukraina që i ka katër.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.