Lufta në Sudan: Më shumë se 1700 civilë me anije mbërrijnë në Arabinë Saudite

Arabia Saudite ka mirëpritur në brigjet e saj më shumë se 1700 civilë nga më shumë se 50 vende që po ikin nga Lufta në Sudan. Ata kanë udhëtuar atje me anije përtej Detit të Kuq nga Sudani, kanë njoftuar nga ministria e punëve të jashtme.

Ministria thotë se civilët u transportuan nga një prej anijeve të Mbretërisë dhe thotë se “Mbretëria ishte e prirur të siguronte të gjitha nevojat themelore të shtetasve të huaj në përgatitje për nisjen e tyre”.

Kjo është përpjekja më e madhe e shpëtimit nga Arabia Saudite deri më tani.

Mijëra njerëz janë përpjekur të largohen nga vendi gjatë një armëpushimi të lëkundur tre-ditor midis fraksioneve ushtarake rivale.

Disa foto janë publikuar nga atje ku shifet arritja e njërëzve në portin e Jeddah të Arabisë Saudite./Express

Share

Go toTop