Gjurmët shqiptare nëpër botë” është botimi më i fundit nga studiuesi i njohur Sazan Guri.
Por gjetjet e tij për sa i përket historisë së lashtë të Shqipërisë kanë surprizuar publikun teksa ai ishte ftuar në emisionin e mëngjesit në “MCN”.
Duke u përpjekur të japë me shembuj se shqiptarët sot ngjajnë shumë me disa figura të njohura të antikitetit dhe jo vetëm anë e mbanë botës, Guri nxori edhe një foto ku tregonte se ashtu si aktori i njohur i filmave shqiptarë Xhevdet Ferri i ngjante një figure të njohur të lashtë greke, edhe moderatorja e njohur Luana Vjollca i ngjan shumë në tipare perëndëshes së luftës dhe dijes, Athina.
“Shikoni pak këtë foto sa i ngjan Luana perëndeshës Athina. Është shumë e leztshme”, tha ai.
Ndërkohë që të ftuarit u surprizuan nga krahasimi i gjetur i tij.
Jo se profesori tha diçka që nuk e dimë të gjithë, Luana pa dyshim është aset për ne, por krahasimi i tij ishte perlë!