LSDM: VMRO-ja duhet të tregojë nëse do t’i bashkëngjitet bllokut europian apo do të qëndrojë me Levicën

Në Kuvendin e Maqedonisë është koha për votim për Evropën, për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Nga atje theksojnë se të 120 deputetët kanë përgjegjësinë për t’u përfshirë në procesin e reformave të rëndësishme për të ardhmen evropiane, të vendit tonë dhe të qytetarëve tanë.

“VMRO-DPMNE duhet të vendosë nëse do të mbetet nën pengun e “Së Majtës” në bllokun antievropian apo më në fund do të vendosë interesin shtetëror dhe do t’i bashkohet bllokut pro-evropian.

Bllokada e rrugës evropiane është bllokadë e një standardi më të mirë, pagave më të larta, rritjes më të madhe ekonomike, më shumë investimeve, arsimit më të mirë, bllokadës së mundësive për të rinjtë dhe vlerave evropiane.

Opozita ka përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së vendit”, thonë nga LSDM.

Është e nevojshme, shtojnë nga atje, të përfitojmë nga mundësia historike që kemi, si dhe nga mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara, në kushtet kur po zbatohen reformat dhe kur negociatat po vazhdojnë përmes procesit të skriningut. /Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.