LSDM: VMRO-DPMNE kundërshton ndërtimin e Korridorit 8, ndërsa vetë janë simbol i autostradave kineze dhe krimit

April 17, 2023

VMRO-DPMNE kundërshton haptazi investimin historikisht më të madh në infrastrukturën rrugore në vend – ndërtimin e pjesëve të Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, për të cilat flitet me dekada dhe tani po realizohen, thonë nga LSDM.

“Në mënyrë skandaloze dhe të papërgjegjshme, VMRO-DPMNE partia peng e së “Majtës” pro-ruse, përhap gënjeshtra dhe akuzon SHBA-në dhe kontraktorin Bechtel për korrupsion.

VMRO-DPMNE mbetet simbol i komisioneve nga autostradat kineze, simbol i korrupsionit dhe krimit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Previous Story

Kompania Ecolog ndan mijëra kupona me rastin e festës së Bajramit

Next Story

Mazllam Mazllami kërkon falje që e quajti leckë flamurin: Edhe unë gaboj, njeri jam!

Latest from Blog

Go toTop