LSDM: Nuk ka dallim Mickoski dhe Apasiev, ata janë kundër Evropës!

VMRO – DPMNE dhe Hristijan Mickoski, janë pengu i “Levicës”, janë kundër të gjitha vendimeve strategjike dhe rrugës evropiane të shtetit, kështu i ka reaguar LSDM-ja në pushtet opozitares VMRO-DPMNE, pas akuzave të saj për keqpërdorim të pushtetit nga socialdemokratët, informon PRESSonline.al

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e mbështetën fillimin e negociatave me BE-në. Përkundrazi, kur propozimi europian dhe konkluzionet e tij ishin në tryezë, përhapën histeri dhe organizuan protesta të dhunshme. Së bashku me partnerin e tyre të koalicionit ‘Levicën’ përhapën lajme të rreme për gjoja kërcënimin ndaj gjuhës maqedonase, e trembën popullin me asimilimin dhe bullgarizimin që nuk ndodhi, por përkundrazi negociatat me BE-në filluan me mbrojtje të gjuhës dhe identitetit maqedonas. Ata nuk e përkrahën as Marrëveshjen me Frontex-in, Marrëveshjen e parë me BE-në e nënshkruar në gjuhën maqedonase pa shtesa dhe fusnota, e njohur nga të gjitha vendet anëtare”, thonë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se VMRO-DPMNE dhe “Levica” ishin dhe janë kundër anëtarësimit në BE.

“Një konfirmim tjetër i kësaj është se ata nuk kanë deleguar përfaqësues në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese. Siç u sollën kur vendi u bë anëtar i NATO-s, vazhdojnë me të njëjtin destruktivitet edhe për integrimin evropian. VMRO-DPMNE, është peng i ‘Levicës’, është kundër çdo vendimi të rëndësishëm strategjik dhe politik. LSDM së bashku me popullin nuk do të lejojë që shteti të ngecë e as të kthehet prapa”, konstatojnë nga LSDM-ja e Dimitar Kovaçevskit.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.