LSDM: Momenti i së vërtetës për Mickoskin – BE ose ”Levica”!

Para Maqedonisë së Veriut dhe gjithë popullit është vendimi ku kemi shansin ta vazhdojmë dhe sigurojmë rrugëtimin evropian – thonë socialdemokratët, njofton KlanM.

Sipas tyre, është koha për votën për Evropë në Kuvend dhe me këtë të mbyllen, një herë e përgjithmonë, çështjet identitare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

LSDM-ja, sic njofton KlanM, thotë se partitë politike kanë dy zgjedhje integrim ose izolim. Ftojnë publikisht liderin e VMRO-DPMNE-së, të del para opinionit dhe të tregojë cfarë ka vendosur.

“A do të kyçet në bllokun evropian ose do të mbetet peng i “Levicës” në bllokun anti-evropian. Në takim liderësh shkohet me qëndrim. Para Mickoskit është momenti i së vërtetës. I bëjmë thirrje që të mos ndryshojë deklratat, t`i rregullojë qëndrimet dhe të thotë se cfarë ka vendosur; BE ose “Levica” – tha Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.

“Levicën” dhe frikën për shkak të përgjegjësive ua lëmë LSDM-së, VMRO-DPMNE çdoherë zgjedh popullin – kundërpërgjigjen nga opozita.

“VMRO-DPMNE ofroi ndihmë dhe bënte thirrje që Qeveria mos të pranojë diktate në dëm të Maqedonisë, LSDM nuk dëgjoi. Të prirur nga paaftësia morën obligime që nuk mund t`i realizojnë. “Levica” që është e afërt me LSDM-në, si patriot me bateri për nevojat e Kovaçevskit mund ta kurdisin si të dojnë. Kjo mund të jetë lëndë e marrëveshjes” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Ditë më parë, sic njofton KlanM, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, paralajmëroi se do ta ftojë liderin e opozitës, Hristijan Mickoskin, në një takim liderësh ku do të bisedohej rreth të ardhmes evropiane të vendit dhe raportit me fqinjtë.

Nga VMRO-DPMNE-në thanë se nuk janë kundër takimit nëse në të diskutohet çështja se cfarë do të bëhet pas dështimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.