“Lufta e Maqedonisë sot është luftë për të ardhmen evropiane të shtetit, për integrim në BE, si amanet për gjeneratat e mëparshme të revolucionarëve dhe përgjegjësi dhe detyrë ndaj të rinjve, gjeneratave të ardhshme”, thonë nga LSDM.
Lufta maqedonase vazhdon si lufta politike për një të ardhme më të mirë evropiane për shtetin dhe të gjithë qytetarët, jo për izolim dhe stagnim, të cilën e ofrojnë patriotët e rrejshëm nga PDUKM dhe e Majta.
Oferta e tyre është bllokadë në rrugën europiane, izolim dhe pasiguri, rënie ekonomike, emigracion i të rinjve.
E ardhmja evropiane sjell standarde evropiane, paga dhe pensione më të larta, treg të hapur prej 500 milionë banorësh për kompanitë maqedonase, qasje në fondet evropiane.
Fronti Evropian i udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon luftën për një të ardhme evropiane, për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, deri në anëtarësimin e plotë në BE”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.