Loredana Zefi tregon se si u njoh me futbollistin Karim Adeyemi

October 11, 2023

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej disa muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Dyshja e famshme kanë qenë cak i mediave dhe faqeve rozë jo vetëm në trojet shqiptare.

Ylli me prejardhje nga Ferizaj së fundmi ka treguar se si është njohur me futbollistin.

Foto: Screenshot/TikTok

Ajo ka treguar se ndodhej në Dusseldorf ndërsa Karim i kishte dërguar mesazhe në rrjete sociale.

Karim Adeyemi e mbron Loredanën ndërsa flet për herë të parë për performancën e dobët

Lexo po ashtuKarim Adeyemi e mbron Loredanën ndërsa flet për herë të parë për performancën e dobët

E njëjta theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur.

 

Kjo bëri që t’i shkruante Adeyemit i cili në ato momente ndodhej në Dortmund.

Të njëjtit lanë një takim dhe shkuan së bashku në një lokal për të blerë dynera.

 

“Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, theksoi mes tjerash Loredana.

Romanca e re e Lorit vjen disa vite pas ndarjes nga reperi Mozzik, me të cilin ka një vajzë. /Telegrafi/

 

Previous Story

Rikthehet pas shumë vitesh “X Factor Albania”

Next Story

Sekretari i Jashtëm britanik në Izrael, përballet me sirenat e alarmit, momenti kur vrapon për t’i shpëtuar sulmeve të Hamasit

Latest from Blog

Go toTop