Loredana Zefi shihet në një stadium duke e përkrahur të dashurin e saj, Karim Adeyemi

August 24, 2023

Loredana Zefi tashmë ka konfirmuar që një kohë lidhjen me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Çifti po shijojnë çdo moment së bashku, gjersa nuk hezitojnë t’i ndajnë edhe disa momente në rrjete sociale.

Artistja shqiptare së fundmi duket se ka qenë për të ndjekur nga afër futbollistin e famshëm.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, me anë të së cilës shihet përkrah të dashurit të ri, duke e ndjekur në një ndeshje futbolli.

Ata tani shihen në çdo vend së bashku, ndonëse Karim ka qenë edhe në koncerte të Zefit.

 

Lidhja e re e Loredanës vjen vite pas ndarjes nga partneri i saj, reperi ferizajas, Mozzik.

Të njëjtit kanë bashkë një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/

Previous Story

Industria e bukës: Buka nuk do të shtrenjtohet!

Next Story

Kodi Civil/ Problem me sigurimin e votave nga deputetët e VV-së, disa nuk do ta përkrahin…

Latest from Blog

Go toTop