Lloga: Sot Gjykata Kushtetuese shërben ashtu siç shërbente Kuvendi prej 91-shit

October 14, 2024

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se Gjykata Kushtetuese po vepron padrejtësisht ndaj ligjeve shqiptare siç po vepronte parlamenti i Maqedonisë së Veriut nga viti 1991 deri në vitin 2002 kur përdornin mekanizimin e mbivotimit.

“Për gjithçka që ju nuk ju levërdis maqedonasve, ata deri në vitin 2002 e kanë pasur parlamentin dhe na kanë mbivotuar, pas vitit 2002 kur nuk kishin më mundësi të veprojnë me mbivotim, atë mekanizëm e çuan në Gjykatën Kushtetuese, ndaj sot kjo gjykatë shërben ashtu siç shërbente Kuvendi prej 91-shit. Ajo gjykatë duhej të reformohej që nga koha kur dha dorëheqje z.Pollozhani, ndaj çdo ekspert duhet të kyçet në procesin reformativ dhe të ndryshoj kjo metodologji”, tha Lloga. /tvklan.mk

Previous Story

Lloga: Draft versionin e Ligjit për përfaqësim të drejtë e ka përgatitur ASH-ja, në konsultim me BE-në dhe ekspertë të huaj!

Next Story

Përse Barça zgjodhi Rafinha-n kapiten para Gavi dhe Kounde

Latest from Blog

Go toTop