Lloga: Prisnim VV në Qeveri, këto na e sollën listen srpska!!!

June 18, 2024

Duke komentuar emërtimin e Ivan Stoilkoviç në postin e zëvendëskryeministrit për marrëdhënije ndërmjet komuniteteve, ministri e dalë nga Marrëveshja e Ohrit dhe që merret me të njejtën, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka thënë se VLEN-istët kërkuan mbështetja nga VV-ja dhe kur të gjithë sipas Llogës prisnim VV-në në Qevdri ata sollën Listën Srpska.

Stoilkoviçin, Lloga e cilëson si Lista Srpska që vepron në Maqedoni.

“Prisnim VV në Qeveri, këto na e sollën listen srpska!!!”, ka shkruar Lloga.

Ndryshe, Ivan Stoilkoviç ështē kryetar i Partisë Serbe në RMV dhe njeriu më i afër i presidentit Srrb, Vuçiç. Nëse kontrolloni rrjetet sociale, do të gjeni numër të madhë të fotografive mes Stoilkoviç dhe Vuçiç.

Për më tepër, Stoilkoviç ka dalë edhe kundër rezolutës për gjenocidin Serb në Srebrenicë.

Previous Story

Bekteshi: Njeriu i Putinit në krye të Marrëveshjes së Ohrit emërohet për ti poshtërsuar shqiptarët

Next Story

Mehmedi: VLEN s’ka takat t’i caktojë ministrat e vetë, e jo më të VMRO-së

Latest from Blog

Go toTop