Liverpooli mbetet favorit për transferimin e Mason Mount

March 30, 2023

Klubi anglez, Liverpooli vlerësohet si favorit për të nënshkruar kontratën me të rebeluarin e Chelseat, Mason Mount.

Bisedimet për një marrëveshje të re vazhdojnë të ngecin, me kontratën aktuale të Mount që ka më pak se 18 muaj për të përfunduar.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është një tifoz i madh i mesfushorit anglez dhe një transferim i tij do t’i pëlqente jashtë mase.

Sipas mediumit Athletic, Reds janë në “pozitën më të fortë” në Ligën Premier për të zbritur transferuar Mount dhe mund ta bëjnë këtë në këtë verë.

Klopp është i etur për të riparuar mesfushën e tij dhe energjia dhe stili i lojës së Mount admirohen nga gjermani.

Chelsea pritet të shesë mesfushorin anglez nëse ngërçi i kontratës vazhdon.

Ish-menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, tani në krye të Bayern Munich, është gjithashtu i interesuar për Mount. /Telegrafi/

Previous Story

Kthimi i Contes te Juventusi është vetëm një ëndërr

Next Story

Pegan – dieta e re e cila krijon zakone të shëndetshme dhe humb kilogramët shumë shpejt

Latest from Blog

Go toTop