“Listë e nxënësve”, rrezik për një sulm tjetër masiv në shkollë në Beograd – rasti që “alarmoi” Serbinë

May 29, 2023

Një rast në një shkollë fillore në Beograd ka alarmuar autoritetet atje.

Siç raportojnë mediat serbe, në një shkollë fillore atje është zbuluar një “listë e nxënësve” e shënuar në fletoren e një nxënësve me titullin “objektivi”.

“Babai i një vajze i dërgoi mësuesit të klasës një foto të një fletoreje me emrat e disa nxënësve me titullin “objektivi”. Sipas tij, ajo është parë në fletoren e njërës nga nxënëset e asaj klase. Më ka njoftuar klasa, e më pas kam vepruar sipas procedurave të urdhëruara nga Ministria e Arsimit për shkollat ​​kur ndodhin situata të tilla”, deklaroi drejtoresha e kësaj shkolle, Olivera Koroshec.

Sipas saj, lista është dorëzuar në polici.

Previous Story

Eni Çobani paralajmëron ashpër Violetë Kukajn: Ndalni kërcënimet, do e ktheni pasurinë e marrë!

Next Story

Përveç Turqisë dhe Prizrenit, edhe në Shkup u festua fitorja e Erdogan

Latest from Blog

Go toTop