Lirohet Radojiçiq, i ndalohet hyrja në Kosovë!

October 4, 2023

Gjykata në Serbi ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për organizatorin e sulmit terrorist në Kosovë, Milan Radojiçiqin, shkruajnë mediat serbe. Në vend të paraburgimit, Gjykata ka shqiptuar masën e ndalimit të „daljes nga vendbandimi“.

Sipas këtij vendimi, kreu i grupit paramilitar që vrau policin Afrim Bunjaku, Milan Radojiçiq “s’ka të drejtë të futet në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratim të Gjykatës“, raporton Express.

Ai gjithashtu është i obliguar të paraqitet në stacion polcior në datat 1 dhe 15.

Gjithashtu, i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta serbe, dhe i është tërhequr vërejtja se mund të ndalohet nëse shkel ndonjërën nga këto masa dhe obligime.

Previous Story

LSDM: VMRO-DPMNE për 11 vjet e ka mbajtur shtetin të izoluar jashtë BE-së dhe NATO-s

Next Story

Albano Bogdo reagon pas fyerjeve që ia bëri Beatrix Ramosajt në emision

Latest from Blog

Go toTop