Lirim Dullovi: Zeqirija Ibrahimi kërkonte që shqiptarët të mos lidhen me Kosovën dhe Shqipërinë

Gazetari dhe analisti, Lirim Dullovi ka sjellur në vëmendjen e opinionit një qëndrim të Zekirija Ibrahimit, sekretarit gjeneral të Alternativës përmes një teksti të botuar në Gazetën Koha në vitin 2017, ku ai shkruan se suksesi i partive politike shqiptare varet nga distanca që ata duhet të kenë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Sipas Ibrahimit një shqiptar i pandikuar nga Kosova dhe Shqipëria është garancë për paqe me komunitetin maqedonas.

Dullovi potencon se nuk është aspak e rastësishme që VMRO-ja i quante përfaqësuesit e VLEN-it, “pretstavnici na makedonskite albanci”.

Në vazhdimi, postimi i plotë i Lirim Dullovit në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook:

Koncepti i shqiptarit te Maqedonise sipas “usheheqesit shpirteror” te VLEN-it. Ai thote se duhet projektuar nje shqiptar qe nuk pranon te jete i ndikuar nga Kosova dhe Shqiperia” dhe ky komoromis, sipas tij, do ta garantoje paqen me maqedonasit. Interesante, dikur kjo ishte ide e Gligorovit, i cili mendonte se rreziku per Maqedonine vinte nga Kosova.
Edhe para disa diteve, (jo)rastesisht ne nje komunikate, VMRO-ja i quante perfaqesuesit e VLEN-it, “pretstavnici na makedonskite albanci”.
Me poshte mund ta lexoni kete pjese origjinale te tekstit te autorit “Zekerija Ibraimit”, i botuar ne gazeten Koha ne vitin 2017 dhe te vleresoni vete kete projekt te tij!

****
– “Ndërkaq, që subjektet shqiptare të jenë të suksesshme në rrethana të Maqedonisë, do të duhej të dëshmojnë se janë subjekte autonome dhe të pavarura nga importimet ( nga Kosova dhe Shqiperia v.j) dhe imponimet e modeleve që diku janë dëshmuar. Nëse diçka duam të jetë e suksesshme, ajo duhet të burojë nga fuqitë vendore. Dhe, së fundi, ideja e atyre subjekteve duhet të jetë autentike e komplementare ne nevojat, kërkesat dhe tipin e shqiptarit të Maqedonisë. Kjo i bie se 3 A-të (Autentik, Autokton dhe Autonom) do të duhej të ishin kompromisi ose garancia shqiptare ndaj maqedonasve për një ridefinim të mbarë të këtij vend”.
(Z.I ) koha 2017

https://www.facebook.com/share/p/xM8E5GwcU3UmKLFg/?mibextid=WC7FNe

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.