Linja e veshjeve e Kylie Jenner fiton 1 milion dollar në vetëm një orë

Kylie Jenner tregoi sërish se është një emër i fortë në botën e biznesit. 

26-vjeçarja ka në dorë një sipërmarrje të suksesshme. Një përfaqësues i Khy, linja e re e veshjeve të Jenner, konfirmoi për Page Six se marka tejkaloi 1 milionë dollarë në shitje vetëm një orë pas publikimit të produkteve.

Produktet përfshinin një pallto ($198), xhaketë bomber ($118), fustan ($98) etj.

Themeluesja e Kylie Cosmetics ngacmoi pak për linjën e saj të veshjeve më 25 tetor, vetëm disa ditë para se të dilte në treg koleksioni. Ajo u vlerësua si Marka Novatore e Vitit nga Wall Street Journal në ceremoninë Innovator Aëards, që vlerëson talentet dhe risitë në një sërë disiplinash, duke përfshirë modën, artin, letërsinë etj.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.