Ligji për amnisti është gati, së shpejti në Kuvend

July 16, 2023

Propozim ligji për amnistinë e veprave më të lehta penale është gati dhe këto ditë pritet të shqyrtohet nga 4 grupet parlamentare, pas së cilës do të procedohet në Kuvend, thuhet në kumtesën nga ministria e Drejtësisë.

“Propozim ligji për amnistinë e veprave më të lehta penale në parim është pranuar nga të gjithë faktorët dhe grupet parlamentare në vend. Nga ky ligj do të përfitojnë shumë qytetarë, të cilëve do t’u jepet mundësi shtesë për risocializim. Propozimi vjen pas amnistisë së suksesshme të personave që kanë kryer shkelje gjatë pandemisë Covid. Qëllimi i ligjit është të parandalojë mbipopullimin në burgje dhe të lirojë në mënyrë drastike ambientet e burgjeve, gjë që do të krijojë kushte optimale për të burgosurit e tjerë”, thuhet mes të tjerash në komunikatë.

Previous Story

Hajrullahi: Në prokuorinë e lartë nevojiten 16 prokurorë

Next Story

Temperaturat e larta, Qeveria e RMV-së vazhdon masat dhe rekomandimet

Latest from Blog

Go toTop