Ligji i ri për punonjësit e DAP, Selami: Është i rëndësishëm për të gjithë shtetin

Pas miratimit të propozim ligjit për Ndryshimin e Ligjit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, ish zëvendës-drejtori i këtij institucioni, Abdulselam Selamni nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se me këtë ligj, do të përmbushim standardet Europiane.

Ai ka falënderuar drejtoreshën Llukarevska për bashkëpunimin gjatë periudhës që ka qenë në këtë institucion.

“Me ndryshimet e Ligjit, përveç tjerash, janë paraparë edhe ndryshimet e statusit të nëpunësve shtetërorë në nëpunës tatimorë, i cili do t’ju mundësojë avansime dhe paga më të larta të përllogarritur sipas bodit të nëpunësve tatimorë, gjë që ka të punësuar që 15 vite presin këtë avancim! Urime na qoftë të gjithëve ky Ligj i rëndësishëm, si për Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ashtu edhe për shtetin në përgjithësi!”, ka deklaruar Selami./indeks.mk/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.