Nga shkolla fillore, “Imri Elezi”, deri te stadiumi Çairit, nuk ka as 300 metra.
E në ambientet e stadiumit gjenden 3 bastore dhe kazino, si dhe një institucion për kredi të shpejta, të cilët sipas ligjit të ri për dislokim të kazinove dhe bastoreve, do të duhet të dislokohen.
Pra, kjo le të nënkuptohet se frika dhe paniku i ngritur është se pikërisht këto objekte të lojrave të fatit në stadiumin Çair, që janë pronë e komunës, të dhëna në shfrytëzim Rafet Muminoviqit, ortak dhe bashkepartiak i Izet Mexhitit, duhet të mbyllet.
Kjo nuk është ndoshta arsyeja e vetme e panikut, sepse siç e di publiku i gjerë, në Çairin e vogël, me të cilin udhëheq dyshja Mexhiti – Ganiu për 18 vite, ka më shumë kazino e bastore se sa çerdhe fëmijësh e shkolla.
Këtë e pohon edhe një qytetar në rrjetet sociale.
“Kazinot janë nëpër ndërtesat që me gjasë janë të mafias urbane në kohën e Izetit si kryetar komune. Prishni ndërtesat pa leje, ikin edhe kazinot”, ka shkruar mes tjerash qytetari.
Ndryshe propozimi i Qeverisë për dislokimin e objekteve të lojërave të fatit, ndër vite është bllokuar nga opozita. Qeveria së fundmi ka përgatitur ligj të ri me flamur evropian, që parasheh dislokimin e objekteve të tilla, 500 metra nga shkollat, çerdhet dhe objektet fetare./indeks.mk/