Ligjet për Korridorin 8 dhe 10 D, Grubi: Nëse miratohen ligjet rruga do të kushtojë mbi 150 milionë euro më pak

May 2, 2023

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi i ftuar në emisionin ARGUMENT në TVM2 duke folur për ndryshimet ligjore të propozuara nga deputetët në Kuvend që kanë të bëjnë me ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 D tha se nëse miratohen këto ligje rruga do të kushtojë mbi 150 milionë euro më pak dhe do përfundojë dy vite më herët, përcjell Indeks.mk

“Me ligjet, pa ligjet kontrata dhe autostrada realizohet. Me ligjet kushton 150 milionë euro më pak dhe 2 vite më shpejt, pa ligjet do kushton 150 milionë euro më shtrenjtë dhe do zgjasë dy vite më shumë ndërtimi. Unë jam që të bëhet edhe më lirë edhe më shpejtë dhe prandaj i ftoj deputetët, ju bëj thirrje se nesër do të duhet të përgjigjen para qytetarëve se pse vendosën për variantin më të shtrenjtë e jo për atë më të lirë. Opozita po e mban peng qytetarin, paranë e qytetarit, mbi 150 milionë euro, mbi 150 milionë euro kushton ky veprim destruktiv i opozitës vetëm për politikë ditore”, tha Grubi mes tjerash në intervistë.

Ai potencoi se janë dorëzuar gjithsej tetë ligje në numër nga ana e deputetëve dhe tashmë janë në procedurë parlamentare.

“Gjatë konsultimeve që kishim me konsulentët tanë, disa ishin nga Kroacia, disa nga Serbia, nga Mali i Zi, që kishin përvojë ndërtimi me konzorciumin Bechtel Enka u pa nevoja që të ndërhyjmë në disa prej ligjeve tona që ta lehtësojmë ndërtimin e autostradave, si dhe ta ulim koston. Ligjet janë dorëzuar 8 gjithsej në numër nga ana e deputetëve dhe tashmë janë në procedurë. Njëri ka kaluar Komisionin për Ekonomi, tjeri është bllokuar me 1100 amandamente, ndërsa 6 të tjera janë në komisione që udhëhiqen nga kuadro të VMRO-së dhe Levicës duke mos u thirrur fare”, nënvizoi Grubi.(Indeks.mk)

Previous Story

Artan Grubi: Korridori 8 është projekti më i madh, më voluminoz në historinë e ekzistimit të Maqedonisë së Veriut

Next Story

Ndryshimet kushtetuese, Grubi: Opozita në këtë proces nuk është fare konstruktive!

Latest from Blog

Go toTop