Lëvizja Vetëvendosje uron Ali Ahmetin për titullin Qytetar Nderi i Prizrenit

April 2, 2024

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në një ceremoni të organizuar në Këshillin komunal të Prizrenit, është shpallur Qytetar Nderi.

Ahmetin për pranimin e këtij titulli e uruan dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e cilësuar si personalitet meritor për jetën politike progresive në Maqedoninë e Veriut dhe stabilitetin në rajon.

“Po e shpallim qytetar nderi një përsonaliteti shumë aktiv dhe meritor për jetën politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, z.Ali Ahmeti. Ka merita shumë të mëdha që nga Marrëveshja e Ohrit e deri tek stabiliteti dhe progresi i Maqedonisë së Veriut në këto vitet e fundit, ndaj në emër të grupit të LVV-së dhe në emrin tim personal iu uroj shëndet dhe suksese dhe ua uroj titullin Qytetar Nderi” deklaroi përfaqësuesi nga VV.

Previous Story

Shaqir Totaj: Privilegj që qyteti i lidhjes dhe historisë, Prizreni shpall qytetar nderi Ali Ahmetin

Next Story

Ali Ahmeti Qytetar Nderi i Prizrenit, PDK: Titull meritor për politikanin që reformoi skenën politike në Maqedoninë e Veriut

Latest from Blog

Go toTop