Lëvizja Populli fillon themelimin e degëve, pas Shutkës, rradhën e ka Çairi!

November 19, 2023

Lëvizja Populli e udhëhequr nga Skender Rexhepi, Zejdi ka filluar krijimin e strukturave partiake dhe themelimin e degëve lokale.

Ndër degët e para të Lëvizjes Populli është ajo e Shuktës në të cilën, kryetar i degës u zgjodh anëtari dhe një nga themeluesit e këtij subjekti, Orhan Muça.

Në këtë takim me strukturën e Shutkës, Rexhepi ka thënë se duke parë momentin në të cilin gjendet shteti, duhet angazhim politik dhe u betua se Lëvizja Populli do të jenë zëri i të gjithë qytetarëve duke artikuluar kërkesat dhe nevojat e tyre në të gjitha institucionet relevante në vend.

Sipas paralajmërimeve, këtë javë, Rexhepi dhe Lëvizja Populli do të themelojnë degën e tyre në Komunën Çair./ndeks.mk/

Previous Story

Xhaferi – Odobesku: Rumania e mbështet rrugën europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por është e rëndësishme të bëhen edhe reformat e nevojshme

Next Story

Shkurte Fejza mysafire speciale/ Në Manastir shënohet 115-vjetori i Kongresit të Alfabetit

Latest from Blog

Go toTop