Lëvizja Anti Bixhoz: Nuk mund të amnistohen deputetët të cilët nuk votuan për ligjin e Lojërave të fatit

March 17, 2024

Lëvizja Anti Bizhoz ka bërë një reagim lidhur me mos miratimin e Ligjit për Lojërat e Fatit, ligj ky i cili do të rregullonte tregun e kësaj veprimtarie si dhe do të dislokonte të njejtat 500 metra nga shkollat.

Nga Anti-Bixhozi deklarojnë se me miratimin e këtij ligjin do të mbroheshin qytetarët, mirëpo i njejti nuk gjeti përkrahje nga shumica e deputetëve.

Ata theksojnë se deputetët që nuk votuan PËR nuk do të amnistohen, por do të përballen gjithmoën me kërkesat e njejta nga Anti-Bixhozi.

Reagimi i plotë:

Totalisht jemi të zhgënjyer nga realiteti i hidhur,nga degradimi dhe nëpërkëmbja e dinjitetit njerëzor,tallja dhe dhunimi intelektual që kryhet ndaj popullatës dhe Lëvizjes Anti Bixhoz.

U vërtetua shqetësimi dhe brenga jonë e kahmotshme të cilën e kemi ndar me të gjithë ju :

  1. a) flitet për transparencë e nga ana tjetër punohet pas shpine.
  2. b) premtohet e nuk realizohet
  3. c) zotohet e nga ana tjetër tradhëtohet.

Turpi nuk ka kufi,mos vallë ju të zgjedhurit tanë pritën që Lëvizja Anti Bixhoz të siguroj votat e nevojshme për votimin e propozim ligjit për lojrat e fatit.

Nga ana tjetër kur duhet të mbrojnë intereset individuale po ata “të zgjedhurit tanë” shumë lehtë i harmonizojnë qëndrimet mes veti dhe arijnë votim rekord deri në 90 vota (pro intereseve personale).

Me rastin e propozim ligjit në fjalë të gjithë subjektet politike u sollën sipas proverbës popullore : ” Un nuk e di si është por edhe ti si thua nuk është “Secili mbron qëndrimin e vet,secili mbron vetveten,e në fakt në këtë mënyrë mbrohen mes veti (duke u sharë)

Të gjithë ata nuk e çajnë “mendjen” për qytetarin,ata mundohen të duken sa më bukur vizualisht në promovime,mundohen të tregohen të fuqishëm për të mar përsëri votën tonë dhe primatin ndaj nesh.

Të gjithë ata por edhe na si votues i lejuam luksin kryetarit të shtetit që në emër të nji dokumenti inekzistent,

në emër të gjoja direktivave dhe standardeve europiane, akoma të flijohemi për interesin e kompanive të huaja,i cili për fatin e keq tonin akoma mendon se kusht për hyrje në UE është numri sa më i madh i objekteve të lojrave të fatit.

Të gjithë ju,politikan, ju vendimmarje, ju që me votën tonë jeni atje ku jeni,mos haroni,nuk mund të amnistoheni,keni parasysh se gjithmonë do na gjeni përballë.

Lëvizja Anti Bixhoz

L.A.B.

 

 

 

Previous Story

Ali Ahmeti- në krye të sfidave kombëtare!

Next Story

Lëvizja Besa mbetet edhe pa nëndegën e Veshallës në Tetovë, kalojnë në PDE-në e Arjanit Hoxhës

Latest from Blog

Go toTop