Levica kërkon ndalimin e flamurit shqiptar në vende publike

November 30, 2024

Pushteti dhe opozita vazhdojnë me akuza e kundërakuza se kush e ka fajin për incidentet gjatë kremtimit të 28 Nëntorit.

Kanë reaguar edhe nga “Levica”. Nga kjo parti, sic thonë, jo vetëm që kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje të Ministrit Toshkovski, por rikujtojnë “Platformën Maqedonase”, që sipas tyre ishte kushti themelor për koalicion paszgjedhor me VMRO-DPMNE-në.

“Incidentet e fundit konfirmojnë se përse pushteti që udhëhiqet nga DPMNE nuk pranoi nënshkrimin e ‘Platformës Maqedonase’ nga partitë pro-maqedonase me qëllim të konsensusit kombëtar për të parandaluar shantazhet që vijnë nga partitë e pakicës shqiptare. Pikat e Platformës duhet të jenë linjat minimale të kuqe për të gjithë partitë ku nuk do të ketë lëshime, nëse duam që të mbetet diçka nga Maqedonia”, thonë nga Levica.

“Levica” përmes komunikatës ka rikujtuar pikën e pestë të Platformës Maqedonase ku parashihet ndalimi i valëvitjes në vende publike të flamujve të shteteve tjera, sic thuhet, me qëllim të parandalimit të irredentizmit, etno-tribalizmit dhe nacional-shovinizmit.

Previous Story

Sela porosit Mickoskin dhe Gjykatën Kushtetuese: Mos e prekni gjuhën shqipe, sepse do ta komplikoni situatën!

Next Story

FOTO/ Thanë se u suspendua, “Dragani”, polici që përdhosi flamurin shqiptar vazhdon të patrullojë në Kumanovë

Latest from Blog

Go toTop