Letra e një bashkëshorteje të tradhtuar për ato gra që gjenden në situatën e saj

“E dashur mikja ime,

Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që ndonjëherë të duket e pamundur, për shkak të mendimeve të tradhëtisë së bashkëshortit tënd, por kujtohu gjithmonë se dhimbja do të zbehet me kohën. E kujton se çfarë ndjeve në fillim? Mendja jote nuk mund mund ta konceptonte dot çfarë kishte bërë bashkëshorti yt. Ndiheshe ekstremisht e lënduar, e mërzitur dhe të dukej sikur gjithë bota kishte marrë fund për ty. Por jo, jeta vazhdoi.

Je zgjuar ditë pas dite nga momenti i ngjarjes. I ke hapur sytë dhe ke mbijetuar. I ke mbijetuar njëdhimbjeje realisht shumë të madhe. Kujtohu gjithmonë ta duash veten. Shko pas lumturisë. Realizoji ëndrrat e tua. Je ti që ke nën kontroll të ardhmen tënde dhe njerëzit, me të cilët vendos të kalosh jetën. Ki besim në vetvete dhe mos e lejo atë që ndodhi, ta lëkundë besimin tënd.

Besoj e ke kuptuar se sa e fortë je apo jo? Të dukej më parë e pabesueshme se mund t’ia dilje njëtradhëtie. Unë mendoja se nuk do të më ndodhte kurrë mua, por ja që ndodhi. Ama ia dola mbanë. Jam zgjuar për 188 ditë rresht pas ditës së ngjarjes dhe i jam falenderuese Zotit që më hapi sytë. Mendoj vetëm se tradhëtia e tij mund të vazhdonte dhe unë të mos e merrja kurrë vesh. Të paktën e zbulova dhe u distancova në kohë. Ishte padyshim e dhimbshme, në ditët e para nuk arrija ta besoja atë që pashë, ama me kohën fillon t’i pranosh gjërat. Fillon të kuptosh se sa e fortë je dhe se sa shumë meriton në jetë. Me kohën kupton se çdo ditë që të falet, është një bekim dhe duhet ta hedhësh pas të shkuarën, në mënyrë qëta jetosh të tashmen në maksimum.

Ti je më shumë se tradhëtia e dikujt që nuk të meritonte. Ti meriton një person më të mirë, ndaj mos qëndro e mërzitur. Ndoshta nuk e dije se si të ishe dinake, sepse besoje tek ai që kishe pranë, por nga tani e tutje sigurisht do të tregohesh më dyshuese. Ama kurrsesi nuk duhet të heqësh dorë nga dashuria për çfarë të ndodhi. Dashuria duhet të vijë përherë e para, pavarësisht gjithçkaje. Dashuro sërish, shprehi ndjenjat e tua dhe përjeto dashuri. Merr frymë thellë, ti mund t’ia dalësh! Duaje veten!

Nga një grua e tradhëtuar,

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.