Lëndimi i foshnjës, Saliu e bën për “ujë të ftohtë” Memedin: Realizove ëndrën “drejtor” dhe vendose pozitën para pacientit

July 15, 2024

Gazetari Furkan Saliu që zbuloi dhe plasoi videon e lëndimit me shkas të foshnjës shqiptare nga ana e një mjekeje në spitalin për fëmijë, ka reaguar edhe një herë pas “përmbylljes” së rastit nga ana e drejtorit Rexhep Memedi.

Gazetari Saliu ka thënë se Memedi arriti ta realizoj ëndrën e madhe për tu bërë drejtor duke ndruar shumë parti dhe thotë se tani që ka arritur, ai pozitën e vë para pacientëve.

Thotë se ishte pikërisht drejtori Memedi që insistonte që familja mos të flas me media dhe gjithçka të përfundojë me dënim për motrën medicinal?

Ai ka pyetur Memedin se pse naten kur e vizitoi familjen s’basku me Taravarin nuk i tha gjyshit se ai (gjyshi) po gënjen?

Reagimi i plotë:

Prej në një parti tjetër, me “ëndrrën e madhe” një ditë të bëhet drejtor.
Më në fund pasi e arriti “qëllimin e madh”, posti më i rëndësishëm se pacienti.
Nami i madh pse rasti ka ndodhë në Klinikën që ai e drejton.
Duke tentuar ta mbrojë pozitën dhe duke tentuar t’iu pëlqej mjekëve që para 1 jave deklaronin se nuk duhet ai të emërohet drejtor, Rexhep Memedi po e kalon çdo kufij.
Sot e akuzoi ekipin e #PortaliX se po gënjen.
Z. Memedi, pse naten kur e vizitove familjen për tu xhiruar nuk i the gjyshit se ai po gënjen?
Z. Memedi, dil para opinionin dhe na shpjego ku dhe si ne kemi gënjyer?
Z. Memedi, nese PortaliX gënjen, pse insistonit që familja mos të flas me media dhe gjithçka të përfundojë me dënim për motrën medicinale?
Pse dënim nëse ska faj?
Një fakt që është i njohur për opinionin tanimë 20 vjet… Politikanët zakonisht rrejn

Previous Story

(FOTO) SPB Tetovë i “mirëpret” mërgimtarët me paralajmërim për burg!

Next Story

Aggeler: Qeveria e re ka njerëz nën kualifikimet e duhura! Mickoski reagon kundër

Latest from Blog

Go toTop