Ledri: Shkupi ka pasur nevojë për një eveniment si “Peace Festival”, dëshmohet nga atmosfera e mrekullueshme!

Prishtina nuk është larg Shkupit, ndaj dhe publiku shkupjan e pranoi krahëhapur Ledri Vulën në performansën e tij të Peace Festivalit të dielën e kaluar, 13 gusht.

Sheshi Skënderbeu jehonte nga këngët e tij, por dhe nga mesazhet që ai përçoi, që s’kishin të bëjnë vetëm me këngën. Disa përshtypje të tij sjellim në këtë intervistë të shkurtër.

-Një koment nëse mund të na thoni për festivalin në Shkup?
-Jam shumë i lumtur që po organizohen evente të tilla, rrugës për këtu e pashë atmosferën e krijuar nga njerëzit që ishin mbledhur, dhe ma mori mendja që Shkupit i kanë munguar organizimet e tilla.
-Do të thotë ju mendoni se Shkupit i nevojiten edhe më shumë organizime të tilla në të ardhmen?
-Po normal që po, prandaj duhet që të ketë organizime të tilla sa më shpesh, sepse ashtu si Tirana dhe Prishtina edhe Shkupi e ka vendin e vet.
-Më mirë jeta si prind apo “singël”?
-S’diskutohet, më mirë jeta si prind.
-Një fjalë për miqësinë tuaj me zëvendëskryeministrin Grubi?
-Jemi shumë shok të mirë, na ka rënë disa herë të takohemi nëpër evente të tilla. Një detaj që ia vlen të ceket është se unë në Shkup nuk kam kënduar tani sa vjet dhe më vjen mirë që është organizuar ky event.

Share

Go toTop