LeBron James paralajmëron pensionimin

LeBron James mund ta shqyrtoj mundësinë e pensionimit nga basketbolli. Ky lajm i ka tronditur adhuruesit e basketbollit.

Në konferencën pas “All Star Game” 2024, bëri të qartë se ai ende nuk ka ide të qarta për të ardhmen e tij, por në të njëjtën kohë ai la të kuptohet se mundësia e pensionit është në tavolinë, shkruan Gazeta Express.

“Nuk e di se kur do të vijë fundi, por po vjen”, tha LeBron James, i cili për këtë arsye pranon se po mendon të tërhiqet.

James në tavolinë i ka disa opsione, ka nga ata që thonë se do të rinovojë kontratën me Lakers, të tjerë janë të bindur se LeBron do të bëhet lojtar i lirë dhe për këtë arsye do të kërkojë një ekip të ri.

Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që të vendosë t’i thotë mjaft basketbollit dhe NBA-së.

LeBron James synon të jetë i pranishëm me USA në Olimpiadën e Parisit 2024, por shumë do të varet nga gjendja e tij fizike.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.