Lazim Destani me fjalë të mëdha për Korridorin 8, numëron përfitimet që do t’i kenë bizneset nga ky investim

April 4, 2023

Pas hedhjes së gurthemelit dhe fillimit të punimeve për ndërtimin e Korridorit 8-të, biznesmeni dhe filantropi më i njohur shqiptar në RMV, Lazim Destani ka shkruar fjalë të mëdha për këtë projekt.

Ai ka vlerësuar se realizimi i këtij investimi kapital për modernizimin e infrastrukturës rrugore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, që lidh portet shqiptare të Durrësit e të Vlorës me portet bullgare të Varnas dhe Burgasit, do të mundësojë rritjen e zhvillimit ekonomik, kushte më të mira për zhvillim biznesi, por edhe jetë më cilësore dhe lidhje me Korridoret kryesore europiane.

Thotë se me përfshirjen e Korridorit 8 në rrjetin TEN-T (Rrjeti Trans-Europian i Transportit), për herë të parë infrastruktura e Ballkanit Perëndimor është pjesë integrale e korridoreve europiane.

Sipas Destanit, krahas të mirave që i sjell gjithë rajonit, për trojet tona Korridori 8 është me rëndësi strategjike.

Reagimi i plotë:

I ftuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e vënies së gur-themelit të Korridorit 8 që u mbajt në Tetovë.
Në këtë ngjarje, ku dita e sotme u quajt historike, morën pjesë autoritete qeveritare nga tre vendet e rajonit që i përshkon ky Korridor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Realizimi i këtij investimi kapital për modernizimin e infrastrukturës rrugore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, që lidh portet shqiptare të Durrësit e të Vlorës me portet bullgare të Varnas dhe Burgasit, do të mundësojë rritjen e zhvillimit ekonomik, kushte më të mira për zhvillim biznesi, por edhe jetë më cilësore dhe lidhje me Korridoret kryesore europiane.
Me përfshirjen e Korridorit 8 në rrjetin TEN-T (Rrjeti Trans-Europian i Transportit), për herë të parë infrastruktura e Ballkanit Perëndimor është pjesë integrale e korridoreve europiane.
Krahas të mirave që i sjell gjithë rajonit, për trojet tona Korridori 8 është me rëndësi strategjike. Qarkullimi i lehtë dhe i shpejtë i njërëzve dhe mallrave në masë të madhe do ta bëjë ndryshimin e ritmit të zhvillimit ekonomik, shoqëror e të gjithmbarshëm të vendeve tona.
Për zhvillimin e një vendi, autostradat janë si arteriet për trupin e njeriut.

Previous Story

Shaqiri: Së shpejti Universiteti “Nënë Tereza” do të bëhet me kampus të plotë infrastrukturor

Next Story

Gurrthemeli i Korridorit 8/ Bekteshi: Vetëm fillimi i shumë projekteve të mëdha infrastrukturore që e presin vendin

Latest from Blog

Go toTop