Largimi i Ballistëve, reagon Shkendija: Flamuri shqiptar në Strumicë i pengoi policisë

August 25, 2024

Një skandal i vërtetë është regjistruar mbrëmjen e sotme në ndeshjen e gjiros së tretë të Ligës së Parë të Futbollit vendor, ku në Strumicë u përballën, Brera kundër Shkëndijës.

Tifozët musafir të cilët në Strumicë kishin udhëtuar nga Tetova u larguan nga tribuna vetëm pse kishin vendosur para tyre flamurin kombëtarë shqiptar.

Këtë e kanë potencuar edhe në raportin zyrtar klubi Tetovarë pas ndeshjes.

Sipas tyre, ajo që ndodhi mbrëmjen e sontme ishte e gjitha nën regji të Sektorit për Punë të Brendshme në Strumicë.

Nga Shkëndija thonë se delegate zyrtarë I ndeshjes asnjëherë në asnjë moment nuk kërkoi largimin e flamurit.

“Gëzimin e plotë të kuqezinjëve nuk e lejuan forcat e rendit (policia), të cilët kërkuan largimin e flamurit kombëtar shqiptar nga tribuna ku ishin vendosur tifozët tanë, pas çka “Ballistët” vendosën të braktisin stadiumin pas vetëm 30-të minutave lojë. Protesta jonë nuk dha rezultat pasi delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës”, thuhet në raportin zyrtar të Shkëndijës.

 

Previous Story

Disfata në Çair hidhëron “Komitët” me Vardarin: Ky është paralajmërimi i fundit! (Foto)

Next Story

Heqja e flamurit kombëtar në Strumicë, Bekteshi: Çfarë duhet të presim nga ata që nuk e din himnin kombëtar, janë mësuar të jenë vazal

Latest from Blog

Go toTop