Lansohet video-loja Counter-Strike 2

September 28, 2023

Counter-Strike 2, përmirësimi i shumëpritur i versionit CS:GO është lansuar më në fund.

Kompania e video-lojërave Valve ka njoftuar se po e lanson versionin CS2, që vjen me disa përditësime të mëdha si granat tymi të përmirësuara, harta të ridizajnuara dhe veçori të përmirësuara të rrjetit, transmeton Telegrafi.

Pas vitesh thashetheme, Valve prezantoi CS2 në muajin mars dhe e hapi për testim të kufizuar. Loja e përditësuar bazohet në motorin e Valve’s Source 2, duke i dhënë lojës një ndryshim shumë të nevojshëm, audio të ripunuar dhe përmirësime të tjera.

Video-loja Counter Strike 2 me 27 GB mund të shkarkohet falas nga platforma Steam.   /Telegrafi/

Previous Story

Kush do ta shoqëroj Arbana Osmanin në “Big Brother Vip” këtë vit?

Next Story

Sony me ofertë për blerësit e Play Station 5 – publikon listën e videolojërave falas…

Latest from Blog

Go toTop