LAJMI FUNDIT/ “Fluturon” vetura zyrtare, lëndohen sigurimi i Afrim Gashit, reagon SPB Ohër

December 6, 2024

Vetura zyrtare e sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, ka dalë nga rruga në afërsi të Novosellës, Komuna e Debërcës, njofton portali Ohër1.

– Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të Novo Sellës, Komuna e Debërcës, gjatë të cilit kanë ndërhyrë dy autoambulanca dhe një ekip i shërbimit zjarrfikës. Mësojmë se në aksident është përfshirë një veturë e sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Afrim Gashi, transmeton portali.

SPB Ohër ka konfirmuar se një veturë e sigurimit të Afrim Gashit ka dalë nga rruga në Komunën e Debrcës.

“Në aksident kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar në spital”, ka thënë për portalin Ohër1, SPB Ohër.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, sot është për vizitë në Komunën e Ohrit, ku pritet të takohet me kryetarin e komunës, dr. Kiril Petsakov.

Previous Story

Festa e 28 nëntorit/ Prokuroria Themelore me aktakuza kundër tre shqiptarëve dhe vetëm një maqedonasi

Next Story

Alba Pollozhani me fustan nuserie: Po martohet apo po hyrën në Big Brother?

Latest from Blog

Go toTop