Ky është vendimi i Gjykatës për tre personat që sulmuan gazetarin Valon Syla

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Po është marr vendimi, është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për tre të dyshuarit”, tha Gashi për Insajderin.

Të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit, Kenan Hasani, Okan Hasani, Lum Dervishi u arrestuan të mërkurën nga Policia e Kosovës.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.